Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocionet e ndeshjes Suedi-Itali, ja formacionet e mundshme

Emocionet e ndeshjes Suedi-Itali, ja formacionet e mundshme
November 10
14:49 2017

Suedia dhe Italia do të përballen sonte në orën 20:45 në “Friends Zona” në kuadër të “play-off” për Kupën e Botës Rusi 2018, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “San Siro” të Milanos të hënën në mbrëmjë. Por lë të fokusohemi tek ajo që do të ndodh sonte.

Të dyja skuadrat duken të motivuara, por vetëm njëra do të pres biletën për në Botëror. Ibrahimoviç do të mungojë për Suedinë, nga ana tjetër Buffon do që të vendos vulën në Kupën e Botës me 6 pjesëmarrje , si asnjë tjetër në historinë e futbollit.

Italia pritet të nisë me Andrea Belottin dhe Ciro Immobilen në sulm, ndërsa Suedia do të mbështetet në Albin Ekdal.

Gjithashtu italia do të përballet me mungesa në këtë ndeshje, pasi Simone Zaza, Stephan El Shaaqaëy, Leonardo Spinazzola dhe Danilo D’Ambrosio nuk janë të gatshëm për të luajtur.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Suedi: Olsen; Krafth, Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Berg, Toivonen

Itali: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Candreva, Parolo, De Rossi, Verratti, Darmian; Immobile, Belotti

/Blitz.al/

Shperndaje