Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marcello Lippi rrëfen: Në janar do të bëhesha “kuqezi”, por Milan i përmirësoi rezultatet

Marcello Lippi rrëfen: Në janar do të bëhesha “kuqezi”, por Milan i përmirësoi rezultatet
September 07
16:35 2016

Detaje vërtet interesante dalin sot, disa muaj pas merkatos dimërore në Serinë A italiane.

Ishte mesi i janarit kur pozita e ish-trajnerit të Milan-it, Sinisa Mihajloviç, ishte tejet e lëkundur, pas rezultateve jo të mira deri në atë fazë të kampionatit.

Në atë kohë qarkulluan fjalë se legjenda Marcello Lippi ishte gati t’i merrte vendin, gjë që nuk ndodhi pasi ngjarjet morën një rrjedhë tjetër. Ajo që thuhet pas kaq muajsh është se Lippi në pankinën e kuqezinjve ishte një realitet të cilin vetë ai e konfirmon për gazetën “Corriere Fiorentino”.

“Unë në vend të Mihajloviç? Shumë e vërtetë. Kontakti ka qenë aq konkret saqë kisha mbledhur stafin me të cilin punoj për t’i thënë të bëhej gati. Më pas Milan fitoi 2 me 0 kundër Fiorentinës dhe arriti një sërë rezultatesh pozitive rresht, gjë që i prishi planet”, – shprehet ish-trajneri i Kombëtares Italiane.

Gjithashtu ai shton se ky ka qenë rasti i vetëm kur kishte treguar gatishmërinë për të marrë pankinën e Milan-it, pas disa refuzimeve që u kishte bërë ofertave të Adriano Galliani-t. /Blitz.al/

Shperndaje