Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Skënderbeu përjashtohet për 1 vit nga kupat e Europës. Çështja do të çohet në KAS

(Ekskluzive) Skënderbeu përjashtohet për 1 vit nga kupat e Europës. Çështja do të çohet në KAS
June 06
18:35 2016

Lajme jo të mira vijnë nga Gjeneva për ‘superkampionët’ e Skënderbeut, të cilët vetëm pak javë më parë fituan titullin e tyre të 6-ë radhazi në Superligën Shqiptare.

Ajo që këto ditë po i mbante të gjithë pezull, – edhe pse pa shumë bujë në media, –  ka qenë hetimi zyrtar që UEFA vendosi t’i kryejë ekipit nga Korça, në lidhje me dyshimet për manipulim të disa ndeshjeve të kampionatit shqiptar apo në fazën e vjetshme eliminatore të Champions League!

Burime të sigurta të Blitz.al dëshmojnë se vendimi rreth kësaj çështjeje sapo është marrë. Ky vendim e dënon Skëndërbeun me 1 vit përjashtim nga kupat e Europës për sezonin 2016-2017.

Nuk ka ende informacion se mbi ç’baza është marrë një vendim i tillë, ama nga informacionet tona, çështja do të çohet për rigjykim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS), duke qenë se nga kampi korçar thuhet se nuk ka prova mbi të cilat të qëndrojë një dënim i tillë!

Jo vetëm në Korçë, por të gjithë në Shqipëri shpresojmë që një çështje e tillë të mbyllet sa më shpejt me lajme pozitive për kampionët dhe për futbollin shqiptar!