Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Alban Hoxha: “Jam i hapur për ofertat…”

(Ekskluzive) Alban Hoxha: “Jam i hapur për ofertat…”
July 23
20:20 2016

Ai është një nga protagonistët e momentit të futbollit shqiptar. Paraqitja e fundit përballë skuadrës së Ferencvaros në Champions League, ku përveçse tregoi vlerat si portier duke pritur tre 11-metërsha, shënoi edhe një gol me “cucchiaio”, si shumë të mëdhenj të futbollit, bëri bujë në disa media europiane.

Flitet që para një viti në fakt që Alban Hoxha, portieri më i mirë i Superligës Shqiptare kishte oferta nga jashtë vendit, por duket se ka ardhur momenti që kërkesat të konkretizohen. Partizani, Chievo apo… Napoli?

Këta janë emrat e skuadrave që përfliten për të ardhmen e portierit këto ditë. Për të mësuar më shumë rreth situatës së kapitenit të Partizanit, Blitz.al e ka kontaktuar:

“Është e vërtetë që ka pasur interesime, por vetëm kaq di dhe me këtë po merret klubi im”, – ka thënë Hoxha.

Më pas, pyetjes nëse është i hapur të dëgjojë ofertat e tjera, pavarësisht cilit klub të huaj i përket, ai i përgjigjet: “Sigurisht që po, jam i hapur për t’i dëgjuar, por tani s’mund të them asgjë. Do të flas vetë në momentin që do të ketë diçka konkrete”.

Për momentin ende nuk mund të thuhet asgjë konkrete per destinacionin e portierit Hoxha, ashtu si ai  deklaroi. Ajo që të gjithë shpresojmë është që e ardhmja ta shohë si “gardianin” e një prej ekipeve më të mira të Europës, pse jo! /Blitz.al/

 

Shperndaje