Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe mediat italiane çmenden pas Alban Hoxhës

Edhe mediat italiane çmenden pas Alban Hoxhës
July 21
12:56 2016

“Kualifikueset e Champions League! Hoxha shënon me ‘cucchiaio’ e më pas pret 3 penallti!”

Kështu nis artikulli që “La Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar fitores së bujshme të “Demave të Kuq” mbrëmjen e djeshme.

Pas një analize të shkurtër që i bën ndeshjes, ku 120 minuta lojë nuk mjaftuan për të nxjerrë fituesin, gazeta e mirënjohur italiane i kushton rëndësi performancës së portierit Alban Hoxha, duke e veçuar si protagonistin kryesor.

Janë të mahnitur italianët për penalltinë e shndërruar në gol nga portieri, që sjell në kujtesë goditje të ngjashme nga futbollistë të mëdhenj të futbollit europian. Por nuk mjaftoi vetëm kjo; ishin dhe tre 11-metërshat e pritur që e shndërruan Hoxhën në njeriun e ndeshjes, duke i dhuruar kështu ekipit të tij turin e tretë eliminator në “Champions”.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, Alban Hoxha shndërrohet në yllin e mbrëmjes!

Komento