Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ecclestone: Jo femrave në gara!

Ecclestone: Jo femrave në gara!
April 20
18:24 2016

Sërish deklarata polemizuese nga kreu i Formula 1, Bernie Ecclestone.

A kanë vend femrat në njëvendëshet e garave të automobilizmit? Jo, thjesht një fantashkencë!

I pyetur gjatë një interviste në aktivitetin “Advertising Week Europe” në Londër, Ecclestone u ka shuar ëndrrat të gjitha vajzave të cilat shpresojnë të garojnë një ditë në Formula 1.

Deri këtu nuk ka asgjë të re.

Ama ka qenë po i njëjti i cili 3 vite më parë ka propozuar idenë e një versioni “rozë” të garave, me pjesëmarrëse vetëm femra, një tentativë e dëshpëruar kjo për të rritur audiencën e një sporti i cili vitet e fundit ka humbur jo pak ndjekës.

Të vetmet që kanë përfituar për pak kohë nga kjo ide kanë qenë Susie Wolff dhe Carmen Jorda, kjo e fundit testuese e makinës “Lotus” në vitin e kaluar.
Sipas Jorda, struktura aktuale e kampionatit më të rëndësishëm të automobilizmit është diskriminuese, në një nga sportet në të cilin meshkujt dhe femrat mund të garojnë fizikisht si të barabartë.

Nga ana tjetër, Susie Wolff është shprehur:
“Sigurisht që në krahasim me burrat, gratë kanë 30% më pak muskulaturë, ama nuk ka motiv që të mendohet se nuk mund të zvogëlohen distancat nëpërmjet stërvitjes së fortë”.

When that visor goes down it doesn’t matter what you look like or what your gender is. #performance #speed #focus pic.twitter.com/rNjG4KDMGf

— Susie Wolff (@Susie_Wolff) February 27, 2015

Etiketimet
Shperndaje