Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E shtunë loje dhe sherri: Tifozët e Partizanit dhe Skënderbeut përplasen para ndjeshjes!

E shtunë loje dhe sherri: Tifozët e Partizanit dhe Skënderbeut përplasen para ndjeshjes!
February 24
21:58 2018

Sot është mbajtur përballja mes skuadrës së Skënderbeut dhe Partizanit, e cila është paraprirë nga një ngjarje aspak e këndshme.

Kanë qenë tifozët e Partizanit, ata që kanë kanë sharë e gjuajtur me gurë tifozerinë korçare e më pas këta të fundit janë kthyer me të njejtën “monedhë”.

Kjo ngjarje ndodhi përpara stadiumit të Korçës teksa po tërhiqeshin biletat nga tifozeria e “Guerrilsave”.

Në një video të siguruar nga Balkanweb mund të shihen edhe pamje të kësaj përleshjeje.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1 me 0 për Skënderbeun falë autogolit të boshnjakut Gojkoviç. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje