Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rrallë në Turqi! Ish-futbollisti i Inter-it rrezikon 2 vite burgim pasi ofendoi arbitrin-polic…

March 14
18:32 2018

E rrallë po aq sa e pabesueshme ngarja që na vjen nga Turqia, e përcjellë nga agjencia “Anadolu”.

Ish-futbollisti i Inter-it, i cili sot luan me skuadrën turke të Besiktas, rrezikon deri në 2 vite burgim pasi ka ofenduar arbitrin Mete Kalkavan në ndeshjen ndaj Basaksehir, më 23 tetor të vitit 2017.

E kujt do t’ja kishte marrë mendja, e aq më pak futbollistit të krahut të majtë Erkin se Kalkavan, përveçse arbitrin, në jetë bën edhe përgjegjësin e rendit publik?

Ende nuk ka informacion se cili ka qenë ofendimi dhe si është e mundur të rrezikohet burgu për këtë, ama lajmi në Turqi “ka marrë dhenë”. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje