Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pyetën për shqiponjën që bëri pas golit, flet Xherdan Shaqiri: “Është veprim emocional…”

E pyetën për shqiponjën që bëri pas golit, flet Xherdan Shaqiri: “Është veprim emocional…”
June 23
08:53 2018

Festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit pas 2 golave që i bën Serbisë në ndeshjen e mbrëmshme të Kampionatit Botëror është komentuar si një provokim nga mediat serbe. Madje ato kanë shkruajt se FIFA duhet të dënojë lojtarët për këtë gjest.

Pas ndeshjes, Shaqiri e ka komentuar këtë gjest si emocional duke treguar se nuk ka patur asgjë kundër.

“Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova. Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim. ekemi treguar prej vitesh dhe e shfaqëm përsëri sot në fushën e lojës. Ne e kthyem ndeshjen dhe sot jam shumë i lumtur”- ka thënë ai./Blitz.al/

Komento
Shperndaje