Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pazakontë! Futbollistët e kombëtares përfundojnë tek ekipi i femrave pasi ofenduan gjyqtaren

E pazakontë! Futbollistët e kombëtares përfundojnë tek ekipi i femrave pasi ofenduan gjyqtaren
October 07
13:21 2016

Një masë e pazakontë në një skuadër futbolli ka habitur të gjithë ndjekësit e sportit. Dy lojtarë kanë ofenduar gjyqtaren femër në një ndeshje, duke i thënë asaj se duhet të shkojë të gatuajë ndonjë gjellë se atë di ta bëjë mirë një femër dhe jo të gjykojë në futboll.

Mirëpo, futbollistët, përkatësisht Lukas Vacca dhe Tomas Koubek të Spartës së Pragës, jo vetëm që kanë marrë gjobë, por edhe një ndëshkim të veçantë nga klubi i tyre.

Stafi i klubit ka vendosur t’i dërgojë të dy djemtë të stërviten për disa muaj në ekipin e femrave sepse vetëm kështu ata mund ta shikojnë se femrat e kanë vendin edhe në fushë dhe jo vetëm pranë sobës. /Blitz.al/

pes4e7a59_20130727_190310-470x269

Shperndaje