Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E bujshme! Cristiano Ronaldo në Paris (Foto)

E bujshme! Cristiano Ronaldo në Paris (Foto)
April 19
16:35 2016

Cristiano Ronaldo është takuar me pronarin e PSG-së, sipas prestigjiozes franceze, “France Football”. Ylli portugez i Real Madridit u takua në Paris me presidentin Nasser Al-Khelaifi. “France Football” ka shpjeguar edhe të gjitha detajet e këtij takimi. Të mërkurën e kaluar, pas përmbysjes së madhe të Cristiano Ronaldos kundër Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve, sulmuesi portugez bëri një udhëtim në Paris.

CR7 ka pasur një takim me Nasser Al-Khelaifi, presidentin e PSG-së, duke përfituar nga dita e pushimit që trajneri Zidane u kishte dhënë të tijve. Portugezi me “Jet”-in e tij privat ka lënë aeroportin në “Torrejon de Ardoz” dhe u ul në aeroportin “Le Bourget”, i shoqëruar nga ndihmësi i tij personal dhe një mik. Atje Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij u pritën nga një mjet që i çoi në restorantin “Le Fouquet”, ku Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, ishte duke i pritur.

Pastaj, të gjithë bashkë shkuan në “Hotel Costes”.  Ditën tjetër, Cristiano Ronaldo, me një çantë të vogël shpine, u largua nga Parisi në orën 08:00, sipas orës lokale të Madridit, duke arritur në terminalin e fluturimeve private “Barajas Aeroport” rreth orës 11:00.

Edhe pse nga PSG-ja nuk e konfirmojnë takimin, “France Football” thotë se kjo është hera e pestë që Cristiano Ronaldo takohet me presidentin e PSG-së në Paris. Portugezi është prioritet i PSG-së, klubit parizien, që ka qenë, gjithashtu, i interesuar edhe për yllin brazilian të Barcelonës, Neymar. Largimi i Zlatan Ibrahimoviç e bën të domosdoshme ndërhyrjen në repartin e sulmit.
Mbase do të vërtetohet shprehja e Ibrahimoviç, i cili pak javë më parë tha: “Këtë verë do të lexoni një lajm bombë”.

Komento
Shperndaje