Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E ardhmja e De Biasit te Kombëtarja Shqiptare, Duka u jep fund polemikave

E ardhmja e De Biasit te Kombëtarja Shqiptare, Duka u jep fund polemikave
May 02
11:41 2016

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, u ka dhënë fund polemikave lidhur me qëndrimin ose jo të trajnerit italian te Kombëtarja Shqiptare. Në një intervistë për emisionin sportiv “Domenica Sportiva” në kanalin italian “Rai 2”, kreu i FSHF-së bëri të ditur se Gianni De Biasi do të qëndrojë me kuqezinjtë edhe për dy vite të tjera.

Ai theksoi se nuk dëshiron të heqë dorë nga strategu italian që mundësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në një kompeticion të madh europian.

“De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne. Me De Biasin dhe Tramezzanin e kemi stafin italian më të mirë, së bashku me grupin shqiptar. Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi është duke menduar vetëm për Evropianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani”, – mësohet të ketë thënë Duka.

Sa për raportin e tij me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit Tavecchio, Duka tha se është i shkëlqyer. Emri i trajnerit të Kombëtares tonë u lidh me stolin e Kombëtares së Italisë, pasi Antonio Conte konfirmoi largimin e tij pas “Euro 2016”, megjithatë duket se kjo s’do të ndodhë.

Komento