Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dueli” i vëllezërve Xhaka! Ja dedikimi i Granitit për Taulantin, një ditë para ndeshjes

“Dueli” i vëllezërve Xhaka! Ja dedikimi i Granitit për Taulantin, një ditë para ndeshjes
June 10
23:22 2016

Kur u hodh shorti i “France 2016”, përveç ndeshjes Shqipëri-Zvicër, e cila do të ishte e dyta që do të luhej në kampionatin evropian, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte përballja e dy vëllezërve Xhaka në këtë ndeshje: Graniti që luan për kombëtaren zviceriane dhe Taulanti që luan për kombëtaren shqiptare.

Pas deklaratës së Taulant Xhakës ditën e sotme, se do të bënte gjithcka për të ndaluar të vëllanë dhe për të mposhtur Zvicrën, ka ardhur edhe një mesazh nga ana e vëllait tjetër, Granitit, I cili ka shkruar në Facebook: “Vëllai im, ti dhe unë kemi qenë gjithmonë bashkë, pavarësisht cdo gjëje. Nëser do të jetë hera e parë që ne do të përballemi në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj që të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’I tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta, ne do të qëndrojmë bashkë siç qëndrojnë vëllezërit. Një ndeshje nuk do të na përçajë as si shokë e as si vëllezër.”

Ai e ka mbyllur shkrimin duke I uruar të vëllait shëndet dhe fat: “Të uroj shëndet dhe shumë fat nesër. Ti je dhe do të jesh një model për mua.”

Ky shkrim i Granit Xhakës është shoqërues i një fotoje ku janë të dy vëllezërit bashkë, të vegjël dhe të rritur.

Nuk e dimë nëse kjo është një mënyrë e vëllait të madh për të zbutur vëllain e vogël, por dimë të themi se është një dedikim mjaft i bukur, tani në prag përballjeje, në Euro 2016.