Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dua ta ringre Milanin në krye” – gafa e përkthyesit tërbon interistët

“Dua ta ringre Milanin në krye” – gafa e përkthyesit tërbon interistët
June 06
18:02 2016

Sigurisht që nuk ka qenë kjo mënyra më e mirë e nisjes së ditës për tifozët e Interit, të cilët prisnin me padurim të dëgjonin “live” fjalët e para të presidentit të ri kinez të skuadrës.

E në fakt, gjithçka dukej në rregull pas dëgjimit të himnit, të prezantimit, deri në momentin që fjalën e mori përkthyesi i përzgjedhur, që nuk ishte më i miri i mundshëm.

Pas një serie gafash në përkthim të fjalëve të pronarit të ri Zhang, përkthyesi lëshoi “bombën”: të paktën e tillë ka qenë për tifozët:

“Dua ta ringre Milanin në krye!”

Kjo ishte fraza që askush nuk do të donte ta dëgjonte, por ama i bëri të gjithë personat që po ndiqnin drejtpërdrejt “Inter Channel” t’u drejtoheshin rrjeteve sociale për të shfaqur pakënaqësinë e tyre.

Një gafë që i bëri drejtuesit e televizionit interist të kërkonin forma të ndryshme të largimit të vëmendjes nga një situatë e sikletshme, që në të vërtetë u ndoq nga shumë njerëz.

“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, – thotë një shprehje popullore. Mesa duket, ky nuk është rasti për ta dëshmuar…

Etiketimet
Shperndaje