Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtori Ekzekutiv i Manchester City-t: Bonucci na ka telefonuar…

Drejtori Ekzekutiv i Manchester City-t: Bonucci na ka telefonuar…
October 19
17:08 2016

Drejtori Ekzekutiv i Manchester City-t, Ferran Soriano, ka rrëfyer një prapaskenë nga merkatoja e verës që sapo lamë pas.

Në një intervistë për emisionin “El mon” në Radio Catalunya, ai ka folur për mbrojtësin italian Leonardo Bonucci.

“Shumë futbollistë ëndërrojnë të trajnohen nga Pep Guardiola, si për shembull Bonucci i cili na ka telefonuar. Më pas fola me drejtorin Sportiv të Juventus-it, i cili më tha se mbrojtësi nuk është në shitje. Këtu u mbyll historia”, – u shpreh Soriano.

Më pas ai mohoi zërat për një interesim të ekipit të Manchester-it për 3-shen sulmuese të Barcelonës, Messi-Suarez-Neymar, për të cilët u përfol se City ishte gati të bënte një “çmenduri”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje