Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doping, skandali i radhës përfshin 45 atletë nga Olimpiada e Londrës dhe Pekinit

Doping, skandali i radhës përfshin 45 atletë nga Olimpiada e Londrës dhe Pekinit
July 22
16:42 2016

Vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Rio 2016, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar  ka zbuluar një tjetër skandal për sa u përket kontrolleve antidoping.

Rreth 45 atletë të pranishëm në Olimpiadën e Pekin 2008 dhe Londër 2012 kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij kontrolli për substanca të ndaluara. Rreth 23 prej këtyre atletëve kanë fituar medalje në lojërat e vitit 2008. Presidenti i IOC, Thomas Bach, ka shtuar se organizata e tij është angazhuar në luftën kundër dopingut dhe se të gjithë atletët që shkelin rregullat do të përjashtohen nga konkurrimi në Lojërat Olimpike Rio 2016, të cilat startojnë më 5 gusht. Edhe pse nuk janë bërë publike detajet, si origjina e këtyre atletëve, thuhet se edhe në lojërat Olimpike Londër 2012 janë zbuluar rreth 15 raste në dy disiplina.

Kujtojmë se Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në Rio 2016 për shkak të abuzimit me substancat e ndaluara.

Komento
Shperndaje