Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donnaruma: Rinovimi? Asnjë problem, luaj në skuadrën e zemrës…

Donnaruma: Rinovimi? Asnjë problem, luaj në skuadrën e zemrës…
October 21
11:33 2016

Gigio Donnaruma është një nga të rinjtë më të talentuar në botë dhe muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha.

Për këtë arsye, drejtuesit e Milan-it duhet të tregohen të kujdesshëm për ta mbajtur edhe për shumë kohë në skuadër, pavarësisht se vetë Donnaruma nuk ka shumë dyshime për të ardhmen e tij.

“Për kontratën mendon agjenti im, Mino Raiola, dhe nuk besoj se do të ketë problem! Luaj në skuadrën e zemrës, atë për të cilën kam bërë tifo gjithmonë”, – shprehet Donnaruma duke iu referuar pikërisht Milan-it.

Gjithashtu ai ka folur edhe për përballjen e nesërme me kryesuesit e Juventus-it dhe për formën me të cilën Milan vjen në këtë ndeshje.

“Nuk ishim të paaftë më parë dhe nuk jemi fenomenë sot. Duhet të vazhdojmë të jemi kokulur. Sekreti? Kur nuk fiton humb besimin. Me Montella-n kemi gjetur entuziazmin dhe kemi më shumë besim tek aftësitë tona”, – shton numri 1 i kuqezinjve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje