Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunimi barbar i gazetarit, arrestohet presidenti i “Kastriotit”

Dhunimi barbar i gazetarit, arrestohet presidenti i “Kastriotit”
May 10
10:00 2016

Policia e Tiranës ka ndaluar presidentin e ekipit të “Kastriotit”, 29-vjeçarin Alban Vogli, banues në Krujë. Ai akuzohet se ka dhunuar barbarisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në afërsi të barit “Noel”.

Referuar detajeve të zbardhura nga Policia e Tiranës, mësohet se presidenti i “Kastriotit”, Alban Vogli, ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, gazetarin Ilnica.

“Më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi  E. I. ka publikuar në një gazetë lokale”- thuhet  në vijim të njoftimit të policisë.

Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje