Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhuna në derbi, Tirana dënohet me 8 ndeshje pa spektatorë, gjobitet Partizani

Dhuna në derbi, Tirana dënohet me 8 ndeshje pa spektatorë, gjobitet Partizani
May 06
20:17 2016

Incidentet e shënuara në ndeshjen Tirana-Partizani janë shoqëruar me dënime të vendosura nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Mësohet se dënimet më të ashpra i ka marrë klubi i Tiranës që ishte edhe organizatori i këtij takimi.

Konkretisht, klubi i Tiranës është dënuar të luajë me 8 ndeshje pa tifozë si brenda dhe jashtë fushës së tyre, ndërsa zyrtari i klubit Devi Muka, është pezulluar me 10 ndeshje për sherrin me drejtorin e Përgjithshëm të Partizanit, Dritan Dërvishin. Gjithashtu, Sajmir Shehri është dënuar me gjobë për sjellje ofenduese gjatë prezencës në stadium.

Nga ana tjetër, të kuqtë e Partizanit, janë gjobitur me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve. Zyrtari i këtij klubi, Amarildo Dajlani, është pezulluar me 10 javë.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

1.KF “Tirana”, për dështim në pëmbushjen e përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar pas ndeshjes dhe përgjegjësinë për sjelljen gabuar te spektatoreve, bazuar ne nenet 32, 65 dhe 66 te KDS, dënohet 8 (tete) ndeshje pa spektator. Zbatimi i dënimit llogaritet per ndeshjet brenda dhe jashtë stadiumit përkatës; Ne baze te Nenit 13 te KDS, paralajmërimin e KF “Tirana”, për përshkallëzimin e masave disiplinore në rast te përsëritjes se shkeljes përkatëse;

2.Zyrtari i KF “Tirana”, Devi Muka, për sulm ndaj zyrtarit te ekipit kundërshtar, dënohet me 10 (dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2/b.

3.Zyrtari i KF “Tirana”, Sajmir Shehri, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, dhe mos respektim te vendimit te mëparshëm ndaj tij, dënohet me ndalimin e hyrjes ne stadium, si dhe dënim me gjobe ne masën 500.000 leke (pesëqindmijë) bazuar ne Nenin 21, 49/2/c dhe 49/3 te KDS.

4.KF “Partizani”, për sjellje te gabuar te spektatoreve duke dëmtuar stolat e stadiumit, hedhur flakadane dhe stola ne fushën e lojës, dënohet me 200.000 (dyqindmijë) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

5.Zyrtari i KF “Partizani”, Amarildo Dajlani, për sulm ndaj kundërshtarit/personave te tjerë, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2/b.

6.Bazuar ne nenin 107 te KDS i kërkohet Sekretarisë qe nëpërmjet Inspektoreve te Disiplinës te identifikoje: a)te gjithë individët që janë përfshirë në akte dhune dhe nuk janë identifikuar ende nga zyrtarët e FSHF. b)Dëmet materialet ne stadiumin Selman Stermasi, shkaktuar në sektorin mik.

7.Rrëzimin e kërkesës së KF “Partizani” për marrjen e masave disiplinore me humbjen e ndeshjes “Tirana-Partizani” në tavoline ne favor te “KF Partizani”;

Komisioni arsyeton se, ndonëse jemi përpara dështimit ne përmbushjen e përgjegjësive nga ana e KF “Tirana”, ky dështim nuk është siç parashikohet nga dispozitat e Nenit 65/3/b pasi nuk konstatohet ndërprerje të lojës, hyrje ne fushe te personave qe kane shkaktuar akte te dhunës ndaj lojtareve ose zyrtareve te ndeshjes”, thuhet në vendimin e disiplinës.

Përshtatur nga “Panorama Sport”

Etiketimet
Shperndaje