Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Derbi Skënderbeu-Partizani, 440 punonjës për garantimin e rendit dhe sigurisë

Derbi Skënderbeu-Partizani, 440 punonjës për garantimin e rendit dhe sigurisë
May 13
17:48 2016

Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave të marra për mbarëvajtjen e derbit Skënderbeu-Partizani që nis në orën 19:00. Rreth 440 punonjës janë angazhuar për sigurimin e rendit dhe qetësisë, ndër ta 320 punonjës nga strukturat e policisë që operojnë në qarkun Korçë dhe 120 të FNSH-së.

Mësohet se janë mbyllur të gjitha lokalet përreth stadiumit, deri në përfundim të aktivitetit sportiv. Gjithashtu janë marrë masa për shoqërimin e skuadrave, të arbitrave dhe tifozëve të skuadrës të Partizanit.

Në njoftimin e saj, Policia e Korçës u ka bërë thirrje tifozëve që të tregojnë qytetari, pasi në të kundërt do të ndëshkohet kushdo që do të prishë rendin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Disa orë përpara nisjes së këtij aktiviteti sportiv, thuhet se grupet e tifozëve të skuadrave që përballen sot, janë përleshur me njëri-tjetrin. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që bëhet e ditur se nuk ka pasur të lënduar.

Komento
Etiketimet
Shperndaje