Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Derbi” shkarkon Stefano Piolin. Inzaghi merr drejtimin e Lazios

“Derbi” shkarkon Stefano Piolin. Inzaghi merr drejtimin e Lazios
April 04
17:31 2016

Duket se humbja me rezultatin e thellë 1-4 në derbin me Romën i ka kushtuar stolin trajnerit Stefano Pioli.
Lazio ka vendosur të shkëpusë marrëdhënien me trajnerin, duke ia lënë në dorë ekipin Simone Inzaghit, pas punës së mirë të bërë me të rinjtë e Lazios.

“S.S. Lazio komunikon se ka liruar nga detyra trajnerin Stefano Pioli. Ekipi i parë i besohet Simone Inzaghit”, – thuhet në faqen zyrtare të ekipit roman.

Nuk bëhen ende të ditura detajet e kontratës së trajneri të ri, ama mendohet se Inzaghi do të jetë thjesht personi që do të tërheqë skuadrën deri në fund të sezonit, për t’ja lënë vendin më pas një trajneri me eksperiencë.

Ky ndryshim vjen si shkak i rezultateve të dobëta të marra nga ekipi i Lazios këtë sezon, gjë që i ka detyruar drejtuesit të ndryshojnë strategji.
Mesa duket, ky derbi i fazës së dytë ka qenë shansi i fundit për t’i dhënë kënaqësi minimale shoqërisë dhe tifozëve të Romës, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

Mes rezultatesh të dobëta dhe protestave të tifozëve, ky sezon për t’u harruar po mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme.

Komento