Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dënim me burg për Lionel Messi-n

Dënim me burg për Lionel Messi-n
July 06
13:33 2016

Për Lionel Messi-n telashet nuk paskan të mbaruar!

Ditën e sotme është dhënë dënimi për lojtarin e Barcelonës dhe të atin e tij nga Gjykata e Katalonias, e cila u jep të dyve 21 muaj burgim për shkak se janë gjetur provat e mjaftueshme që vërtetojnë se Messi dhe i ati kanë kryer evazion fiskal. Shifra për të cilën është dënuar argjentinasi shkon deri në 4 milionë €.

Ndërkohë, ai e ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të fshehjes së parave, por kaq nuk ka mjaftuar për ta bindur gjykatësin të hiqte dorë nga dënimi.

Megjithatë, Messi dhe i ati nuk do të rrinë as edhe një ditë pas hekurave pasi ata nuk kanë të regjistruar ndonjë precedent penal të mëparshëm, pra do ta kryejnë dënimin në kushte të tjera.

Etiketimet
Shperndaje