Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëmtohet Mavraj. Humb Luksemburgun

Dëmtohet Mavraj. Humb Luksemburgun
March 28
15:21 2016

Mesa duket, ndeshja kundër Austrisë, e përfunduar me rezultatin 2:1, ka rezultuar e pafat për mbrojtjen e ekipit tonë kombëtar, si gjatë 90-minutëshit, ashtu edhe pas tij.

Mërgim Mavraj, qendërmbrojtsi i Shqipërisë, ka shfaqur shqetësime për një tërheqje pas ndeshjes, gjë që e ka bërë stafin mjekësor të shqetësohet për gjendjen e tij. Nuk dihet ende nëse Mavraj është ndier jo mirë edhe gjatë ndeshjes, apo vetëm pas saj, por mjekët e skuadrës e kanë këshilluar të mos sforcohet e të marrë pak pushim.

Për këtë arsye, menjëherë me të mbërritur në Luksemburg, aty ku nesër do të zhvillohet ndeshja tjetër miqësore, futbollisti do t’i nënshtrohet një rezonance magnetike për të kuptuar më mirë se ç’problem ka.

Trajnerit De Biasi kështu do t’i duhet ta rindërtojë repartin e mbrojtjes për ndeshjen kundër Luksemburgut, duke qenë se veç Mavrajt, edhe Elseid Hysaj që ka shfaqur probleme në kavilje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje