Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëmtohet Bale, jashtë fushave të paktën 2 muaj

Dëmtohet Bale, jashtë fushave të paktën 2 muaj
November 24
15:35 2016

Një lajm jo i mirë për yllin uellsian të Realit të Madridit, Gareth Bale, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për 2 muaj për shkak një dëmtimi në kaviljen e djathtë gjatë ndeshjes me Sporting në Champions League.

Të martën e ardhshme Bale do të kryejë një operacion në kavilje për shkak të këtij dëmtimi dhe me siguri do të mungojë në disa sfida të rëndësishme për klubin dhe për kombëtaren.

Sipas mjekëve që do të kryejnë operacionin, Bale mund të mungojë minimalisht 2 muaj, por do të varet shumë nga periudha e rikuperimit, çka mund ta çojë kohën e rikthimit deri në 4 muaj.

Një goditje e madhe kjo për lojtarin në nivel individual, ashtu edhe për klubin dhe kombëtaren, duke pasur parasysh rëndësinë që ka prezenca e Bale në fushë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje