Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dejan Stefanoviç: Jose Mourinho mund të dënohet me 3 vite burg!

Dejan Stefanoviç: Jose Mourinho mund të dënohet me 3 vite burg!
August 05
10:37 2016

Ashtu siç jemi mësuar ta shohim tashmë, trajneri Jose Mourinho është futur menjëherë në qendër të polemikave në Manchester.

Lënia jashtë grupit e gjermanit Bastian Schweinsteiger me justifikimin se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ardhshëm ka ngritur shumë debate.

Sipas një përfaqësuesi të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollistëve, portugezi mund të akuzohet për një formë diskriminimi, aq sa rrezikon edhe burgun. Për të, detyrimi për t’u stërvitur me ekipin e të rinjve të Manchester United është i patolerueshëm.

“Schweini mund t’i drejtohet Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë për të denoncuar Mourinho-n. Të gjithë futbollistët e skuadrës së parë duhet të stërviten me të njëjtin trajner, në të njëjtin vend, me të njëjtët shokë dhe në të njëjtën orë. Është një rregull që duhet të vlejë për këdo, në çdo ekip europian, sepse ky është një rregull i vendosur nga FIFA”, – shprehet për BBC avokati dhe anëtari i FifPro të Sllovenisë, Dejan Stefanoviç.

Sipas tij, një rast i tillë në Slloveni do të gjykohej për “mobbing” dhe Jose Mourinho do të rrezikonte deri në 3 vite burg. /Blitz.al/

Komento