Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

De Biasi zbardh formacionin për miqësoren me Ukrainën

De Biasi zbardh formacionin për miqësoren me Ukrainën
June 03
19:54 2016

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka zbardhur formacionin për miqësoren që kuqezinjtë do të luajnë me Ukrainën. Ai ka deklaruar formacionin në orën 18:00, gjatë një mbledhje të organizuar në hotel dhe në orën 18:40, lojtarët e Kombëtares janë nisur për në stadium.

Mësohet se kuqezinjtë kanë mbërritur aty në orën 19:00 ku u mirëpritën nga qindra tifozë. Ja formacioni shqiptar që do të luajë në “Atleti Azzurri”: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Ergys Kace, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Odise Roshi, Armando Sadiku, Ermir Lenjani. Ndeshja miqësore do të luhet në orën 20:30 në Bergamo të Italisë.