Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

De Biasi përjashton Xhakën nga Kombëtarja, Panucci e rikthen sërish: U pamë sy më sy me Xhakën, u binda që nuk më tradhton

De Biasi përjashton Xhakën nga Kombëtarja, Panucci e rikthen sërish: U pamë sy më sy me Xhakën, u binda që nuk më tradhton
October 10
19:19 2017

Taulant Xhaka u kthye në një “çështje” te Kombëtarja shqiptare, për shkak të “internimit” nga ish-trajneri De Biazi dhe incidentit të ndodhur me Panuçin kur shkoi për ta takuar në Zvicër. U duk sikur mesfushori nuk do të bëhej pjesë e ekipit as nga trajneri i ri, por me sa duket gjërat tani janë sheshuar dhe mes Xhakës dhe Panuçit ekzistojnë marrëdhënie shumë të ngrohta.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, sipas Panorama Sport, tekniku italian vlerësoi pozitivisht mesfushorin 26 vjeçar që aktivizohet në radhët e Bazelit, pavarësisht se i kishin përshkruar si një personazh jo të mirë.

“Edhe këtu nuk më thanë fjalë të mira për Xhakën, por është profesionist serioz. Me Xhakën jemi mbyllur në të njëjtën dhomë. Jemi parë sy më sy dhe u binda që ai nuk më tradhton, nëse e bën mbetet jashtë. Të gjithë më thoshin “Jo, ka një kokë”. Më erdhi keq që nuk e futa kundër Italisë, por para se të vendos për lojtarët do të më duhet t’i njoh”- u shpreh Panuçi, teksa e paralelizoi me rastin Manaj të cilin e vlerësoi për gjuajtjet, por që theksoi se i duhet parë edhe “koka”./Blitz.al/

 

 

Shperndaje