Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

De Biasi flet për largimin nga kombëtarja shqiptare: Skuadra nuk shkonte dot në Rusi

De Biasi flet për largimin nga kombëtarja shqiptare: Skuadra nuk shkonte dot në Rusi
September 25
19:48 2017

Trajneri që ngriti nivelin e futbollit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është prezantuar sot si trajeri i Deportivo Alaves.

61-vjeçari, pak kohë pasi dha dorëheqjen nga përfaqësuesja kuqezi, me të cilën pati arritjet më të mëdha personale si trajner me kualifikimin në Europian, kthehet në Spanjë për një tjetër aventurë.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu, në një skuadër të mirëorganizuar. Në fushën e lojës ne duhet të jemi të zgjuar, më të zgjuar se rivalët. Më pëlqeu skuadra ndaj Realit të Madridit. Tregoi motivim, por vetëm ai nuk mjafton”, -tha De Biasi.

Por ajo që ka tërhequr vemendjen tonë ishte komenti i De Biasit për largimin nga përfaqsuesja shqiptare.

“U largova nga Shqipëria pasi ajo skuadër nuk shkonte dot në Rusi. Lojtarëve pas Europianit i iku dëshira dhe uria, kujtuan se arritën gjithçka. Më duhej t’i lija vendin një trajneri tjetër që të kishte mundësi të njihte skuadrën dhe ta përgatiste për në eliminatoret e ardhshme. Ai është një ekip i gatshëm tashmë dhe unë bëra një gjest dashurie ndaj Shqipërisë, Presidentit dhe tifozëve”, u shpreh De Biasi.

Këtë aventurë të re në Spanjë, De Biasi do ta fillojë fundjavën e ardhshme me ish-skuadrën që ka drejtuar më parë në sezonin 2007- 2008, Levanten.

/Blitz.al/

Shperndaje