Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashuria triumfon! Lojtarja e rugby-t merr propozim për martesë në Lojërat Olimpike

Dashuria triumfon! Lojtarja e rugby-t merr propozim për martesë në Lojërat Olimpike
August 09
10:56 2016

Lojtarja braziliane e rugby-t, Isabela Cerullo, ka marrë një propozim për martesë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro. Marjorie Enya, e dashura e Cerullo-s prej 2 vitesh dhe menaxherja në stadiumin “Deodoro”, i ka kërkuar asaj të martohen pas ceremonisë të dekorimit në Lojërat Olimpike.

Enya ka dhënë një fjalim emocionues përpara propozimit dhe ka thënë: “Njerëzit që luajnë rugby janë të mahnitshëm. Edhe pse Lojërat Olimpike mbaruan për ne është duke filluar një jetë e re. Ajo është dashuria e jetës sime”.

Cerullo është rritur në Karolinën e Veriut dhe është zhvendosur në Sao Paulo për të jetuar me Enya-n dhe për t’u përqendruar në sportin e saj./Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje