Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Daniele De Rossi e bën sërish – Një karrierë e njollosur me të kuqe!

Daniele De Rossi e bën sërish – Një karrierë e njollosur me të kuqe!
August 24
11:20 2016

Ai e bëri sërish!

10 vjet pas atij kartoni të kuq që i kushtoi 4 ndeshje në Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006, Daniele De Rossi përsërit veten.

Mbrëmjen e djeshme në fazën Play-Off të Champions League-s përballë Portos, mesfushori italian u përjashtua nga fusha e blertë për të 14-ën herë në karrierë.

Për shumë tifozë të Romës prej vitesh është cilësuar si kapiteni i së ardhmes, por karakteri i tij i pakontrolluar e shpjegon më së miri faktin se pse ai nuk arriti dot kurrë të merrte atë titull me plot kuptimin e fjalës.

Kartoni i parë i kuq erdhi në Champions League në vitin 2004, kundër Bayer Leverkusen. Në po të njëjtin sezon De Rossi mori edhe 2 kartonë të tjerë të të njëjtës ngjyrë, në distancë 3-ditore nga njëri-tjetri.

Atëherë ishte vetëm 21 vjeç dhe mosha e re ia justifikoi për një periudhë veprimet e ekzagjëruara. Po më pas?

Pikën më të lartë të “çmendurisë” së tij e arriti në ‘Gjermani 2006’, kur përballë Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës goditi me bërryl një lojtar kundërshtar, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak në një moment të vështirë.

Më pas e njëjta histori, ku edhe disa herë të tjera u bë protagonist me ndërhyrjet e rrezikshme, grushtat apo goditjet me kokë, që ja kanë njollosur një karrierë që shumë futbollistë do ta kishin zili.

Këto janë ndeshjet ku italiani është ndëshkuar me karton të kuq:

19/10/2004 Bayer Leverkusen-Roma 3-1   (min. 87)

13/3/2005 Cagliari-Roma 3-0 (min. 58)

16/3/2005 Coppa Italia: Fiorentina-Roma 1-0 (min. 120)

15/2/2006 Europa League: Club Brugge-Roma 1-2 (min. 27)

17/6/2006 Mondiali: Italia-Usa 1-1 (min. 28)

24/9/2008 Genoa-Roma 3-1 (min. 69)

7/3/2009 Roma-Udinese 1-1 (min. 68)

4/12/2010 Chievo-Roma 2-2 (min. 85)

1/5/2011 Bari-Roma 2-3 (min. 48)

11/11/2012 Lazio-Roma 3-2 (min. 47)

5/1/2014 Juventus-Roma 3-0 (min. 75)

6/12/2014 Roma-Sassuolo 2-2 (min. 50)

6/9/2015 Italia-Bulgaria 1-0 (min. 55)

23/8/2016 Roma-Porto 0-3 (min. 59)

 

Komento
Shperndaje