Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cristiano Ronaldo thyen një rekord historik (Foto)

Cristiano Ronaldo thyen një rekord historik (Foto)
April 09
20:21 2016

Cristiano Ronaldo ka thyer rekord historik në ndeshjen ndaj Eibarit e cila u fitua nga skuadra e Realit të Madridit 4-0 duke ngushtuar diferencën me Barcelonën në 4 pikë e cila është mundur 1- 0 në fushën e Real Sociedad.
Me golin që shënoi ndaj Eibarit,Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon për gjashtë sezone me radhë 30 e më shumë gola në ligë.
Portugezi dështoi në sezonin e parë që të arrijë këtë shifër, kur kishte shënuar 26 gola. Që nga edicioni 2010/11, Ronaldo ka shënuar 30 e më shumë gola.
Askush deri më tani në histori të futbollit nuk ka arritur që të shënojë për gjashtë sezone me radhë mbi 30 gola. Leo Messi ishte afër ta bëjë një gjë të tillë, por ecuria e tij u ndërpre në sezonin 2013/14 ku kishte shënuar 28 gola.

Shperndaje