Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cristiano Ronaldo rrëmben një tjetër trofe

Cristiano Ronaldo rrëmben një tjetër trofe
August 26
11:54 2016

Pasi mbylli me sukses sezonin si fitues i Champions League dhe  Kampion Europe, Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër trofe. Ai është shpallur “Lojtari më i mirë i vitit në Europë”. Ndryshe nga festimet e zjarrta që ka bërë kur u shpall fitues i “ Topit të Artë”, ai e ka pritur shumë qetë këtë trofe duke thënë:

“Për të disatën herë them se ky vit ka qenë i paharrueshëm për mua, për klubin dhe për kombëtaren time, në nivel kolektiv dhe individual. Çmimi si lojtar i vitit merr më shumë vlera për mua dhe për këtë falenderoj shokët e mi të Realit dhe Portugalisë.”

Gjithashtu CR7 është shprehur se dëshiron që të rinovojë kontratën me Realin dhe do ta mbyllë atje karrierën e tij pas moshës 41 vjeçare./Blitz.al/

Komento
Shperndaje