Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cristiano Ronaldo: Manchester United ka humbur identitetin. Shpresoj te Mourinho!

Cristiano Ronaldo: Manchester United ka humbur identitetin. Shpresoj te Mourinho!
May 26
21:06 2016

Cristiano Ronaldo mendon se ekipi i Manchester United e ka humbur identitetin e tij që nga momenti kur Sir Alex Ferguson u tërhoq.

Portugezi, i cili ka luajtur në “Old Trafford” nga viti 2003 deri në vitin 2009, shpreson se afrimi i mundshëm i Jose Mourinhos në stolin e “Djajve të kuq” do të ishte një lajm shumë i mirë.

“Më vjen mirë! Nëse United e do këtë gjë, atëherë më pëlqen”, – shprehet Ronaldo për emisionin “La Sexta’s ‘Jugones’”!

Më tej shton:

“Shpresoj që Manchester të kthehet ekipi që ka qenë, pra një skuadër impresionuese. Lëndohem kur e shoh në gjendjen e sotme sepse  është një klub që e kam në zemër. Dua shumë që Mourinho ta kthejë në vendin që i takon”.

Pas këtyre fjalëve, ai shton se pavarësisht se gjatë kohës që ka bashkëpunuar me “The Special 1” te Real Madrid patën disa mosmarrëveshje, nuk mban mllefe.

“Një nga cilësitë e mia më të mira është se nuk mbaj mllefe me njeri, pavarësisht se çfarë mund të kenë thënë apo ç’mund të më kenë bërë”,- tha Ronaldo.

Komento