Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“CR7” dhe “Fenomeni”, tashmë në të njëjtën skuadër…

“CR7” dhe “Fenomeni”, tashmë në të njëjtën skuadër…
August 28
14:27 2016

Një Ronaldo në fushën e lojës dhe një tjetër me mision nëpër botë!

Ky është lajmi që jep “Marca” në Spanjë, sipas së cilës “Fenomeni” brazilian do të rikthehet të jetë pjesë e Real Madridit, por këtë herë në rolin e këshilltarit dhe të ambasadorit të klubit.
Ideja e rikthimit të ish-sulmuesit ka qenë e presidentit Florentino Perez, i cili bisedon me Ronaldon prej vitesh për ta pasur pjesë të stafit të tij, por vetëm tani erdhi momenti i duhur për të gjitha palët.

Mesa duket pra, kampionëve të Europës nuk u mjafton një Ronaldo në fushë, por për të vazhduar ecurinë pozitive të rezultateve u duhet edhe një personalitet i shquar si braziliani në zyra.

Kujtojmë se ish-sulmuesi zbarkoi në Madrid në vitin 2002, ku luajti për rreth 4 vite e gjysmë. Në 177 ndeshje zyrtare arriti të shënojë 104 gola, ku ndër të tjera fitoi një herë Kampionatin Spanjoll si dhe një Kupë Interkontinentale. /Blitz.al/