Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kupa e Amerikës – tjetër dështim për Argjentinën. Messi lë Kombëtaren

Kupa e Amerikës –  tjetër dështim për Argjentinën. Messi lë Kombëtaren
June 27
09:38 2016

Rezultoi një makth për Kombëtaren e Argjentinës ndeshja e djeshme përballë Kilit. 3 finale të humbura në 3 vite!

Ishte përsëri Kombëtarja Kiliane që arriti të ngrinte lart Kupën e Amerikës në 100-vjetorin e saj, duke triumfuar vetëm falë 11-metërshave.

Pas 120 minutave me portat e paprekura, gabimet e Messi-t dhe të Lucas Biglia-s nga pika e bardhë e penalltisë bënë që rezultati final të ishte 4 me 2.

“Për mua mbyllet këtu. Kam luajtur 4 finale, por nuk më mjaftuan për të fituar. E provova. Ishte gjëja që ëndërroja më shumë por nuk ja dola dot, prandaj mendoj se mbyllet këtu”, – shprehet i hidhëruar Messi pas takimit, i cili nënkuptoi se nuk do të ishte më pjesë e Kombëtares.

E pra, rezultoi e pamundur “hakmarrja” argjentinase edhe në këtë finale, gjë që ndikon shumë në vendimmarrjen e disa futbollistëve për vazhdimësinë e tyre në kombëtaren “Albiceleste”.

Etiketimet
Shperndaje