Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Copa America 2016”, lojtarët kyç mungojnë në 100-vjetorin e kampionatit

“Copa America 2016”, lojtarët kyç mungojnë në 100-vjetorin e kampionatit
June 05
16:09 2016

16 ekipe do të konkurrojnë në 100-vjetorin e kampionatit më të vjetër të futbollit, organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Neymar, Rafinha dhe Kaka nuk do jenë pjesë e “Copa America 2016”.

Neymari i Barcelonës nuk do të jetë pjesë e “Copa America 2016” për shkak të angazhimit për përfaqësimin e vendit të tij në Lojërat Olimpike që do të nisin në muajin gusht. Nga ana tjetër, 23-vjeçari Rafinha është përjashtuar për shkak të një dëmtimi muskujsh, ndërsa mesfushori 34-vjeçar Kaka vijon të jetë ende duke u trajtuar pas lëndimeve të pësuara.

Kolumbia mundi 2-0 Shtetet e Bashkuara në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së premtes. Brazili, pesë herë kampion bote dhe që nuk e ka fituar kampionatin që prej vitit 2007, do të përballet me Ekuadorin të dielën, në ndeshjen e parë brenda grupit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje