Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Conte – lamtumirë Kombëtares Italiane!

Conte – lamtumirë Kombëtares Italiane!
March 15
20:33 2016

Konfirmohen lajmet për largimin e trajnerit Antonio Conte nga Kombëtarja Italiane. Shkëputja e marrëdhënieve në fund të Kampionatit Europian 2016 është tashmë zyrtare, duke qenë se njoftimi vjen nga Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio. Sipas kreut të federatës, Conte ndien mungesën e aktivitetit të përditshëm, gjë që stoli i Kombëtares nuk ia ofron. Ky informacion konfirmon atë që dashamirësit e futbollit kanë menduar muajt e fundit: Conte shkon drejt ekipit të Chelsea-t.

Sipas informacioneve që qarkullojnë nëpër mediat italiane, ish-trajneri i Juventusit ka arritur një marrëveshje me ekipin londinez, me një kontratë prej 6 milionë eurosh në sezon. Madje flitet se Conte ka bërë gati listën e lojtarëve të preferuar, të cilët do t’i marrë me vete te Chelsea, duke filluar nga Simone Zaza, Radja Naingola e deri te Cavani.

Gjithsesi, për të mirën e Kombëtares Italiane dhe të tifozëve të futbollit, do të ishte mirë që në muajt në vazhdim Antonio Conte të ishte 100% i përqendruar në stolin e Italisë, për një Kampionat Europian sa më emocionues.

 

Komento
Shperndaje