Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Conte është i bindur: Juan Cuadrado-n e do te Chelsea

Conte është i bindur: Juan Cuadrado-n e do te Chelsea
July 18
13:40 2016

Trajneri i ri i Chelsea, italiani Antonio Conte, shprehet se mesfushori Juan Cuadrado është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se kolumbiani 28-vjeçar u transferua nga Fiorentina te blutë e Londrës në muajin shkurt të vitit 2015, për shifrën e 23,3 milionë stërlinave. Në 13 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe paraqitjet e tij nuk i kënaqën drejtuesit e klubit. Ai më pas u transferua në formën e huazimit te kampionët e Juventusit, për të shënuar 4 gola në 28 paraqitje, të cilat e ndihmuan skuadrën për triumfin.

“Dëshiroja ta kisha në skuadër që kur isha trajner i Juventusit. Ai do të kthehet shpejt për t’u stërvitur e për të luajtur me ne! Tani ai është një futbollist i Chelsea-t dhe do të qëndrojë me ne. Nëse do të ndryshojë ndonjë gjë, do ta merrni vesh”, – shprehet Conte, i cili e shpreh hapur dëshirën e tij për kolumbianin, të cilit do t’i duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë për të ardhmen e tij.

Etiketimet
Shperndaje