Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Conte bind Diego Costan – Të dy, gati për të ringritur Chelsea-n!

Conte bind Diego Costan – Të dy, gati për të ringritur Chelsea-n!
April 09
08:50 2016

Menjëherë pas zyrtarizimit të Antonio Contes si trajneri i ekipit të Chelsea-s duke filluar nga sezoni i ardhshëm, trajneri italian ka filluar punën, edhe pse ende në drejtimin e Kombëtares Italiane të futbollit!

Përflitet se Conte ka takuar sulmuesin Diego Costa ditën e martë në kampin stërvitor, për ta bindur atë të largojë nga mendja çdo ide për t’u rikthyer në kampionatin spanjoll!

Zëra të besueshëm nga klubi londinez thonë se Conte dhe sulmuesi 27-vjeçar kanë rënë dakord për të qenë bashkë vitin e ardhshëm, e për ta çuar skuadrën drejt suksesit!

Një lajm shumë i mirë për italianin ky, i cili do të përballet me një punë jo të vogël për ringritjen e ekipit!

Nga krahu tjetër, trajneri aktual Guus Hiddink shprehet se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e Chelsea-s edhe vitin e ardhshëm, nëse do i jepej mundësia!

“I thashë atij, nëse është e nevojshme unë jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin” – është shprehur Hiddink pas takimit me Antonio Conten!

Komento