Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmimi i Madh i Katalunjës – Valentino Rossi i papërmbajtshëm

Çmimi i Madh i Katalunjës – Valentino Rossi i papërmbajtshëm
June 05
15:58 2016

“Është një nga sukseset më të bukur të karrierës sime dhe dua t’ja dedikoj kujtimit të Salom dhe familjes së tij!”

Këto janë fjalët e para të Valentino Rossi-t pas fitores madhështore të arritur në Çmimin e Madh të Katalunjës, në të cilën u nis i pesti nga koha që kishte siguruar në provat zyrtare. Nuk mund të mos përmendte italiani pilotin spanjoll të Moto2, Luis Salom, i cili humbi jetën në aksident gjatë provave të djeshme.

Një fitore spektakolare kjo e Valentinos, ashtu siç vetëm ai di t’i realizojë, që e afron edhe më shumë me kreun e renditjes.
I dyti u rendit Marc Marquez, i ndjekur më pas nga Dani Pedrosa. Jorge Lorenzo përfundoi jashtë piste pas një përplasjeje me italianin Andrea Iannone.

Renditja e përgjithshme e kampionatit për momentin sheh Marquez të ngjitet në vendin e parë me 125 pikë, Lorenzo i dyti me 115, të ndjekur nga Valentino Rossi në vendin e tretë, me 103 pikë!