Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmimi i Madh i Bahreinit – Alonso e bën pushim

Çmimi i Madh i Bahreinit – Alonso e bën pushim
March 31
15:49 2016

Spanjolli Fernando Alonso nuk do të marrë pjesë këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Bahreinit, pas aksidentit të frikshëm që bëri në garën e parë në Melburn.

Sipas FIA-s, nga krahasimi i dy skanerave të gjoksit të pilotit, para dhe pas aksidentit, del se nuk është e këshillueshme që Alonso të pilotojë në garën e ardhshme.

Kujtojmë se spanjolli pësoi një aksident të fortë prej 46G në garën e Australisë. Pas një vizite prej 90 minutash ditën e sotme, doktorët konfirmuan atë së cilës i druheshin.

Dy herë kampioni i botës do të zëvendësohet nga piloti Stoffel Vandoone, i cili do të marrë McLaren-in e tij.
Spanjolli do të kryejë vizita të tjera pak ditë para garës tjetër në Kinë, për të kuptuar nëse do të jetë gati për të garuar apo jo.

Kujtojmë se kjo është gara e dytë në të cilën Fernando Alonso nuk merr pjesë në dy vitet e fundit. 34-vjeçari humbi garën e Australisë në vitin 2015, pas aksidentit të mistershëm që pësoi në provat e Barcelonës.

Alonso2

Etiketimet
Shperndaje