Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Çmendet” Manchester United: Gati 100 milionë për Marco Verratti-n

“Çmendet” Manchester United: Gati 100 milionë për Marco Verratti-n
June 13
19:28 2016

Trajneri i sapozgjedhur Jose Mourinho kërkon Marco Verratti-n në qendër të mesfushës së Manchester United.

Klubi anglez ka nisur bisedat me Paris Saint Germain për futbollistin që mendohet të jetë objektivi kryesor i merkatos së verës, në mënyrë që t’i ofrojë portugezit një skuadër konkurruese për të luftuar për rezultatet më të mira të mundshme.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, për t’i dhuruar “The Special One” futbollistin italian, drejtuesit e “Djajve të kuq” janë të gatshëm të ofrojnë edhe shifrën e 100 milionë eurove, çmim që mund të “mposhtë” barrierën e vënë nga PSG për lojtarin.

Mesa duket, një rol në këtë marrëveshje është duke luajtur edhe Zlatan Ibrahimovic, i përfolur së fundmi se ka arritur të bjerë dakord për transferimin e tij në Manchester.

Nuk është e vështirë të mendosh se Ibra do të ndihej vërtet i lumtur në fushën e lojës me Verratti-n, duke qenë se të dy janë shumë miq edhe në jetën e përditshme.