Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Claudio Ranieri: Nëse Leicester fiton sërish, trajnerët e tjerë do të vrasin veten…

Claudio Ranieri: Nëse Leicester fiton sërish, trajnerët e tjerë do të vrasin veten…
September 09
09:41 2016

Sezonin e kaluar ata habitën të gjithë botën e futbollit duke “rrëmbyer” vendin e parë në Premier League, por nisja e këtij sezoni nuk ka qenë shumë e mirë.

Vetëm 4 pikë në 3 ndeshjet e para për Leicester-in e Ranieri-t, i cili nesër do të përballet me Liverpool.

“Ata duhet të fitojnë titullin, ndërsa neve na duhet ta mbrojmë. Ka një diferencë mes këtyre të dyjave”, – shprehet trajneri italian.

“Do të ishte një përrallë e bukur të rifitonim titullin, por nëse do të ndodhte, trajnerëve të tjerë do t’u duhej të vrisnin veten”, – shton ai duke qeshur, si për të treguar se sa e vështirë është të arrihet i njëjti rezultat.

Duke nisur nga dita e nesërme, Leicester-in e presin 3 javë në të cilat do t’i duhet të luajë gjithsej 7 ndeshje, për të treguar nëse do të ruajë ritmin e kampionatit të kaluar ose jo. /Blitz.al/

Shperndaje