Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Christiano Ronaldo ngacmon modelen e njohur por pa sukses! Merr një refuzim të hidhur prej saj

Christiano Ronaldo ngacmon modelen e njohur por pa sukses! Merr një refuzim të hidhur prej saj
August 06
14:19 2018

Christiano Ronaldo njihet si një ndër meshkujt më të pëlqyer nga vajzat në të gjithë botën por modelja angleze e ka refuzuar pa u menduar dy herë. Edhe pse momentalisht është në një lidhje më Georgina Rodriguez duket se futbollisti nuk i’u reziston dot femrave të bukura.

Ylli portugez është shmangur nga modelja Rhian Sugden në një mënyrë aspak të këndshmë për të.  Rhian dhe Ronaldo u njohën gjatë një feste në Londër dhe më pas ai e ka “bombarduar” me mesazhe që t’i bashkohej në dhomën e hotelit.

“Do të të marr në telefon për një orë nëse më dërgon numrin e  telefonit. Jam tek hoteli im.”- Ky është një nga mesazhet e shumta që Ronaldoi i shkroi Rhian.

Pas këtij mesazhi, përgjigja e kësaj të fundit ishte: “ Do të marr të dashurin nga puna dhe do të dalim për disa pije. Nuk mendoj se ai do të pranonte që të flisja me ty në orën 23:00.”

Rhian, e cila është në një lidhje me Oliver Mellor, u la e qetë nga futbollisti portugez pasi ky i fundit u paralajmërua nga i dashuri modeles./Blitz.al/

Image result for rhian sugden

Komento
Shperndaje