Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chelsea kërkon Romagnoli-n. Milan e refuzon

Chelsea kërkon Romagnoli-n. Milan e refuzon
August 25
17:14 2016

Milan nuk e shet mbojtësin Alessio Romagnoli dhe ky është vendimi përfundimtar!

Nga ana tjetër e ‘telefonit’ qëndron ekipi i Chelsea-t, i cili shfaqi interes serioz për italianin, duke prezantuar edhe një ofertë zyrtare, e cila u vlerësua fillimisht nga ‘Fininvest’ e më pas nga drejtuesit kinezë.

“AC Milan ka marrë një ofertë të rëndësishme ekonomike nga ana e Chelsea për lojtarin Alessio Romagnoli. Futbollisti kuqezi është i pashitshëm. E falenderojmë Chelsea-n, klub me të cilin Milan do të vazhdojë të ruajë marrëdhënien e mirë sportive që ka pasur gjithnjë!” – shkruhet në shënimin zyrtar të Milan-it.

Një diskutim i mbyllur ky pra, pavarësisht se oferta ishte e kënaqshme, plot 35 milionë euro plus bonuset.

Me këtë refuzim, skuadra e Milan-it konfirmon vendimin e saj për të mbajtur futbollistët më të rinj e më cilësorë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje