Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chelsea gati të bëjë “çmenduri” për Alessio Romagnoli-n

Chelsea gati të bëjë “çmenduri” për Alessio Romagnoli-n
October 18
17:15 2016

Pas një sezoni si debutues me ulje-ngritje vitin e kaluar, mbrojtësi Alessio Romagnoli po shfaq të gjithë potencialin e tij këtë fillim sezoni me skuadrën e Milan-it.

Tashmë që italiani e ka blinduar vendin e titullarit në formacionin e Vincenzo Montella-s, është pikasur edhe nga ekipe të tjera europiane.

Një ndër ta është ekipi anglez i Chelsea-t, i cili – sipas burimeve të Daily Express – është gati të ofrojë plot 55 milionë euro.

Trajneri Antonio Conte është vënë prej kohësh në ndjekje të mbrojtësit të Milan-it, të cilin e konsideron një alternativë të mirë të Leonardo Bonucci-t, të cilin e ka të preferuarin e tij.

Biseda e hapur për kalimin e Cesc Fabregas nga Chelsea te Milan mund të hapë një shteg të ri për një shkëmbim mes tij dhe Romagnoli-t. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje