Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Champions League – Salzburg-Partizani, sonte në mbrëmje. Të kuqtë ëndërrojnë përmbysjen!

Champions League – Salzburg-Partizani, sonte në mbrëmje. Të kuqtë ëndërrojnë përmbysjen!
August 03
12:07 2016

Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja e kthimit mes Salzburg dhe Partizanit, e vlefshme për fazën e tretë eliminatore të UEFA Champions League.

Në orën 20:30, në ‘Red Bull Arena’ do të nisë sfida e cila do të drejtohet nga arbitri sllovak 32-vjeçar Ivan Kruzliak!

Kujtojmë se në përballjen e parë të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ ishin austriakët ata të cilët dolën fitimtarë me rezultatin 1 me 0, pavarësisht ndeshjes shumë të mirë të luajtur nga të kuqtë.

Kualifikimi do të jetë tepër i vështirë për t’u arritur, por drejtuesit dhe futbollistët e Partizanit janë të karikuar për të marrë maksimumin nga nata e sotme. /Blitz.al/