Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Champions League – Partizani kualifikohet me penallti! Alban Hoxha bën mrekulli!

Champions League – Partizani kualifikohet me penallti! Alban Hoxha bën mrekulli!
July 20
22:28 2016

Skuadra e Partizanit ka arritur të kualifikohet përballë hungarezëve të Ferencvaros, duke kaluar kështu në raundin tjetër të eliminatoreve të Uefa Champions League.

Rezultati në 90-minutëshin e rregullt përfundoi 1 me 1. Për hungarezët shënoi Zoltan Gera (pen.) në minutën e 14-të, ndërsa Partizani u ndihmua nga Oliver Huesing I cili shënoi në portën e tij. Me po këtë rezultat u mbyllën edhe minutat shtesë, që duke iu shtuar rezultatit të përballjes së parë 1-1, çuan ndeshjen drejt 11-metërshave.

Falë pritjeve të portierit dhe kapitenit Alban Hoxha, i cili arriti të shënonte edhe vet një gol të mrekullueshëm nga pika e bardhë, të kuqtë arritën të kualifikohen me rezultatin 3 me 1, duke hedhur kështu një hap të madh në arenën europiane!

Komento
Shperndaje