Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Champions League – Napoli shpreson, Cristiano Ronaldo i dëmtuar…

Champions League – Napoli shpreson, Cristiano Ronaldo i dëmtuar…
February 13
18:55 2017

Një lajm aspak i mirë për Real Madrid në prag të ndeshjes përballë skuadrës së Napolit, të vlefshme për Champions League.

Ditën e sotme Crisitano Ronaldo nuk e ka kryer seancën stërvitore së bashku me skuadrën për shkak të një problemi të vogël në këmbën e djathtë.

Për shkak të shqetësimeve të ndjera që gjatë ndeshjes përballë Osasuna-s këtë fundjavë, të përfunduar me rezultatin 3 me 1 për madrilenët, sulmuesi portugez e ka kaluar ditën e sotme në palestër.

 “Real Madrid është stërvitur në prag të përballjes së vlefshme për fazën e 1/16 të Champions League. Cristiano Ronaldo dhe Fabio Coentrao u stërvitën brenda, për të parandaluar përkeqësimin”, – shkruhet në faqen zyrtare të Real Madrid.   

Pavarësisht shqetësimit të parë të trajnerit dhe të tifozerisë, mendohet se problemet fizike të portugezit nuk do ta mbajnë atë jashtë ndeshjes përballë Napoli-t ditën e mërkurë.

Sulmuesi 32-vjeçar ka shënuar 21 gola në 26 prezenca në të gjitha kompeticionet për këtë sezon.

Vitin e kaluar Ronaldo u kurorëzua si golashënuesi më i mirë i Champions League, duke shënuar 16 gola në 12 ndeshje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje