Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Champions League – Gabi: Nëse prekja ishte brenda zonës, duhej dhënë 11-metërsh

Champions League – Gabi: Nëse prekja ishte brenda zonës, duhej dhënë 11-metërsh
April 14
11:03 2016

Jo pak polemika shoqëruan fundin e ndjeshjes së mbrëmshme mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, të vlefshme për fazën çerekfinale të Uefa Champions League!
Fitorja e pastër e madrilenëve me rezultatin 2 me 0 (Griezmann 36’, 88’) i kaloi ata në gjysmëfinalen e kompeticionit, pas rezultatit të parë 2 me 1 në favor të katalanasve!
Por, ajo që po bën xhiron e mediave sot është ‘fotografia’ e një 11-metërshi të mosdhënë nga ana e gjyqtarit italian Rizzoli në fund të ndeshjes, e cila do t’i jepte mundësinë Messit dhe ekipit të tij ta çonin përballjen në kohën shtesë!
Doraaa

Kapiteni i  Atletico Madrid e pranoi prekjen e topit me dorë, gjë që u duk edhe nga reagimi i tij menjëherë pas momentit të përfolur!

Por, si për të shuar gjithë zërat nga  vet protagonisti i këtij rasti, i pyetur rreth polemikave, Gabi përgjigjet:

“Po, e preka topin me dorë, por nuk mund të them nëse ishte brenda apo jashtë zonës!”

Më tej shton:
“Në të tilla raste, ndonjëherë jepet penallti, e herë të tjera jo! Në qoftë se dora e ka prekur topin brenda zonës, atëherë ishte 11-metërsh.”

Kujtojmë se Atletico Madrid i bashkohet ekipeve Real Madrid, Bayern Munchen dhe Manchester City, për të pritur shortin e përballjeve gjysmëfinale!